Zjarret e përshtatshme/ Ina Zhupa: Një shkrepëse mund ta shndërrojë zonën e mbrojtur në resort, sipas ligjit 21/2024

Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në debat pasojat që, sipas saj, ligji 21/2024 mund të ketë për zonat e mbrojtura, veçanërisht në rastet kur këto territore preken nga zjarret.

Në një video të publikuar nga interpelanca e prillit 2024 me Mirela Kumbaron, ministre e Mjedisit dhe Turizmit, Zhupa shpjegon se parimi i “përshtatshmërisë” mund të përdoret për të ndryshuar destinacionin e një zone të dëmtuar nga flakët.

Të lidhura

None found

Sipas saj, në vend që një territor i djegur të rikthehet në gjendjen e mëparshme përmes ripyllëzimit, ai mund të shfrytëzohet për ndërtimin e hoteleve, resorteve, parqeve fotovoltaike apo parqeve eolike.

Zhupa e ka kundërshtuar më herët ligjin 21/2024 edhe në Gjykatën Kushtetuese, por kërkesa për shfuqizimin e tij u rrëzua. Ndërkohë, ajo ka depozituar në Kuvend një nismë të re që synon shfuqizimin e këtij ligji.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Ligji 21/2024, të cilin Ina Zhupa e cilëson si antikushtetues dhe skandaloz, mundëson, sipas saj, që zjarret të shërbejnë si pikënisje për ndryshimin e destinacionit të zonave të mbrojtura. Në këto territore mund të shfaqen hotele, resorte, parqe fotovoltaike dhe parqe eolike.

Zhupa kërkon shfuqizimin e ligjit 21/2024, duke argumentuar se kështu do të ketë edhe më pak “zjarre të përshtatshme”.

Gjatë interpelancës së prillit 2024 me Mirela Kumbaron, ajo e ka ilustruar shqetësimin e saj duke përdorur një çakmak dhe një shkrepëse që kushton 50 lekë të vjetër. Sipas Zhupës, një prej tyre do të mjaftonte që një zonë e mbrojtur të shndërrohej në shesh ndërtimi.

Ajo i referohet nenit 2 të ligjit, ku përcaktohet parimi i përshtatshmërisë. Sipas interpretimit të saj, nëse një zonë e mbrojtur ndryshon me kalimin e kohës dhe nuk e ka më këtë status, nuk ekziston detyrimi që ajo të rikthehet në gjendjen fillestare.

Për ta bërë më të qartë argumentin, Zhupa përmend rastin e Pishë Poros: nëse pyjet atje digjen nga një zjarr i shkaktuar me çakmak apo shkrepëse, parimi i përshtatshmërisë mund të favorizojë ndërtimin e një resorti në vend të ripyllëzimit. Sipas saj, kjo është mbrojtja që ministrja e “ndërtimit”, Mirela Kumbaro, u ofron zonave të mbrojtura.


Shtuar më 6.09.2026 11:42

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber