Zjarr në një apartament në Pogradec, shpëton mrekullisht e zonja e shtëpisë (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen nr.2, Blloku Rinia, në Pogradec.

Flakët kanë përfshirë kuzhinën e një banese pasi e zonja e shtëpisë e kishte harruar ndezur sobën.

Pas njoftimit të banorëve zjarrfikësit kanë mbrritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruan e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po heton rrethanat./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 14:41