Zjarr i përmasave të mëdha në Mat, zjarrfikësja e ka të pamundur ndërhyrjen, tentohet fikja me pompa shpine (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Lam i Madh në Mat.

Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugës automobilistike e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjet zjarrfikës.

Burime bëjnë me dije se neutralizimi i flakëve po bëhet me pompa shpine e mjete të tjera rrethanore./albeu.com


Shtuar 8.08.2022 18:08