Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy zjarret paralelë kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve. Për të normalizuar situatën janë kërkuar përforcime nga Berati e Mallakastra ndërsa ndodhen në terren forcat e Patosit, Fierit, Albpetrolit e Roskovecit.
Njoftim policie
Në orën 13:00, lagjen “1 Maj”, Patos, në katin e dytë të banesës së shtetasi F. G., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.
Në orën 13:10, në kodrat e fshatit Mërgëlliç, Patos, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre e rrezikohen ullishte.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit./albeu.com