Një zjarr i madh që ka shpërthyer prej ditësh në pjesën veriore të shtetit amerikan të Nju Meksikos ka shkatërruar 166 shtëpi dhe kërcënon qindra të tjera pasi erërat e forta shtyjnë flakët drejt fshatrave malore, thanë zyrtarët lokalë.
Mijëra vendas po përgatiten të largohen nga shtëpitë e tyre pasi frika po rritet nga erërat që do të fryjnë komunitetet e Luginës Mora, rreth 64 milje në juglindje të Santa Fe.
Ky zjarr është më i madhi dhe më shkatërrues ndër dhjetëra që po shpërthejnë aktualisht në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara. Shkencëtarët thonë se zjarret janë më të përhapura këtë vit dhe kanë shpërthyer më herët se vitet e tjera për shkak të ndryshimeve klimatike.
Take a ride around the Calf Canyon Fire. What an insane view. #CalfCanyonFire #fire #wildfire #firefighters #hotshots #NewMexico pic.twitter.com/vVt0ffLBwH
— TheHotshotWakeUp (@HotshotWake) April 29, 2022
Copa metali janë të vetmet mbetje të shtëpive të shkatërruara përgjatë rrugës që të çon në Luginën e Morës, ndërsa banorët që thonë se nuk kanë parë kurrë një zjarr kaq të fortë që të lëvizte kaq shpejt.
Deri në 10,000 njerëz tashmë janë evakuuar dhe qindra ndërtesa janë shkatërruar, por fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.
Thatësira e 25 viteve të fundit ka tharë degët dhe trungjet e pemëve, duke ulur lagështinë në to në 8%, një përqindje më e ulët se ajo e gjetur në drutë e përdorur në ndërtim, që i ka kthyer malet dhe luginat në fuçi baruti./albeu.com