Futbollistët e Marokut vlerësohen nga publiku edhe për humanizmin e treguar pas ndeshjes me Holandën

Para sfidës së Kupës së Botës mes Holandës dhe Marokut, Cody Gakpo kaloi një periudhë tejet të dhimbshme në jetën personale, pasi partnerja e tij Noa van der Bij humbi fëmijën gjatë shtatzënisë.

Të lidhura

None found

Edhe pse po përballej me këtë humbje të rëndë, sulmuesi i Liverpoolit vendosi të luante për kombëtaren e tij dhe madje arriti të gjente rrugën e rrjetës gjatë takimit.

Sidoqoftë, realizimi i tij nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin e Holandës. Pas golit të Issa Diop, ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa më pas Maroku doli fitues në serinë e penalltive.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, futbollistët e Marokut iu afruan Gakpos për t’i dhënë ngushëllime dhe për t’i qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.

Veprimi i tyre u prit me shumë vlerësime, duke nënvizuar edhe një herë se futbolli shpesh tejkalon rezultatin dhe rivalitetin sportiv.

Marokenët po fitojnë simpatinë e publikut jo vetëm për atë që tregojnë në fushë, por edhe për respektin dhe qëndrimin që shfaqin ndaj kundërshtarëve.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet