Kievi goditet nga një sulm i madh me dronë, 21 viktima; Zelensky thotë se pasojat do të ishin më të kufizuara po të ishin mbajtur premtimet e aleatëve

Një sulm ajror rus me përmasa të mëdha gjatë natës ka lënë të paktën 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kiev, në atë që kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e përshkroi si goditjen më të rëndë ndaj qytetit në më shumë se katër vite lufte.

Sipas autoriteteve ukrainase, në këtë sulm Rusia përdori rreth 500 dronë dhe mbi 70 raketa, mes tyre edhe raketa balistike dhe me lundrim, duke shënjestruar Kievin dhe rajone të tjera të Ukrainës. Për disa orë me radhë u dëgjuan shpërthime të forta, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase u angazhua për të zmbrapsur sulmet.

Të lidhura

None found

Goditja më e rëndë preku një pallat nëntëkatësh në anën e majtë të lumit Dnipro, ku një pjesë e konsiderueshme e ndërtesës u shemb tërësisht. Gjatë gjithë ditës, ekipet e emergjencës vazhduan kërkimet në rrënoja në përpjekje për të gjetur persona të mbijetuar.

Autoritetet bëjnë të ditur se afërsisht 70 persona janë transportuar në spital, ndërsa numri i viktimave mund të rritet, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim.

Si pasojë e alarmit ajror, më shumë se 50 mijë banorë të Kievit e kaluan natën në stacionet e metrosë, të cilat u përdorën si strehimore. Shumë qytetarë kishin marrë me vete dyshekë dhe çadra për të përballuar orët e natës nën tokë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ishte kthyer më herët nga vizita në Irlandë, shkoi në zonat e goditura dhe tha se pasojat do të kishin qenë më të vogla, nëse aleatët do të kishin zbatuar zotimet për ta furnizuar Ukrainën me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet erdhën si kundërpërgjigje ndaj goditjeve ukrainase brenda territorit rus dhe se në shënjestër ishin infrastruktura ushtarake dhe ajo energjetike. Në krahun tjetër, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e cilësoi “imorale” arsyetimin e Moskës, duke nënvizuar se Ukraina ka të drejtë të mbrohet nga agresioni rus.

Gjatë sulmit, Polonia ngriti në ajër avionët e saj luftarakë për të vëzhguar situatën pranë kufijve, ndërsa Finlanda vendosi përkohësisht kufizime në hapësirën ajrore mbi Gjirin lindor të Finlandës.

Pas këtij sulmi shkatërrues, autoritetet e Kievit e kanë shpallur të premten ditë zie në nder të viktimave. Ndërkohë, lufta vijon të përshkallëzohet dhe përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mbeten të bllokuara.


Shtuar 2.07.2026 17:48

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet