Nicolae Ștefănuță, zëvendëspresident i Parlamentit Europian dhe eurodeputet, ka reaguar me tone të forta për atë që e cilëson si dhunë të policisë ndaj protestuesve në protestën e zhvilluar sot në Tiranë.
Në postimet e tij në rrjetet sociale, ai ka ndarë pamje nga incidentet e raportuara gjatë tubimit, duke nënvizuar se “dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme”.
Të lidhura
None found
Vetëm pak ditë më parë, Ștefănuță kishte marrë pjesë edhe vetë në protestën e mbajtur në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimine qeverisë së tij.
Më herët, eurodeputeti ka shpjeguar se vizita e tij në Shqipëri synonte të kuptonte nga afër situatën dhe të dëgjonte qytetarët, shoqërinë civile dhe institucionet.
“Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur simbolizon bashkimin e popujve. Shqiptarët e meritojnë anëtarësimin në BE, por gjithashtu meritojnë shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë”, është shprehur ai gjatë vizitës në Tiranë.
