Zjarr i madh në Malin e Thatë, në Maliq (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë Malin e Thatë në Maliq, qarku Korçë. Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë djegur sipërfaqe të mëdha kullote, ndërsa në terren kanë zbritur forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

Më shumë se 20 forca zjarrfikëse dhe pyjore të bashkisë Maliq janë angazhuar në këtë zonë.

Gjithashtu për t’u ardhur në ndihmë u janë bashkuar edhe zjarrfikëse të Pustecit./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 13:54