Basha: Politika duhet pastruar nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter shprehet se Shqipëria, në syrin e të gjithë botës, është një shtet i kapur nga korrupsioni.

Më tej në postim Basha shkruan, që pushteti t’u kthehet qytetarëve, politikanët e korruptuar duhet të ndëshkohen.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.  Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha./albeu.com

 

 


Shtuar 13.11.2021 13:46