Kodra e Matranasë, në fshatin Perondi, në qytetin e Kuçovës, është përfshirë nga flakët.
Zjarri është përhapur me shpejtësi të lartë, i favorizuar edhe nga erërat, duke vënë në rrezik disa prej banesave që ndodheshin aty pranë.
Fillimisht, banorët e zonës kanë nisur vetë luftën me flakët, por më pas kanë telefonuar shërbimin zjarrfikës.
Në ndihmë të tyre kanë mbërritur 17 efektivë të Repartit Zjarrfikës të Beratit, që janë duke luftuar me flakët.
Zjarrfikësit mundën të shmangin përhapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin dhe tashmë janë duke mbajtur nën kontroll vatrat që aktivizohen nga era. Drejtori i MZSH-së Berat, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se, ka qenë një aksion sa i vështirë aq edhe i rrezikshëm për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave.
“Edhe pse flakët e zjarrit janë lokalizuar dhe nuk rrezikojnë banesat”, tha Hoxhallari.
I gjithë territori do të mbahet në monitorim për shkak të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit nga era./albeu.com/