Zhurma në rrjet, Ronaldo thyen heshtjen: Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë

Pas një gjollurdie të krijuar te Juvetusi pas eliminimit nga Champions, ku më i spikaturi është padshim Ronaldo, ky i fundit ka reguar aty ku e bën shpesh, rrjetin social Instagram.

“Më e rëndësishme se sa numri i stërkëmbëshave që merr në jetë, është sa shpejt dhe sa fuqishëm ngrihesh përsëri në këmbë… Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë! Fokusi ynë tashmë është Cagliari, në luftën e Serie A, është finalja e Kupës së Italisë dhe gjithçka tjetër, që ende mund ta arrijmë këtë sezon.

Është e vërtetë se e kaluara e ka vendin në muze (duhet ta them), por fatmirësisht, futbolli ka memorie… Edhe unë mendoj kështu! Historia nuk mund të fshihet, ajo shkruhet çdo ditë me qëndrueshmëri, shpirt ekipi, këmbëngulje dhe shumë punë të palodhur. Ata që nuk e kuptojnë këtë, kurrë nuk do të arrijnë lavdi dhe sukses”.

Fjalët e Ronaldos vijnë pas konferencës për shtyp të trajnerit Andrea Pirlo, i cili u shpreh se spekulimet për portugezin janë normale. /albeu.com/

Shtuar 13.03.2021 05:03