Zhdukja e Eglant Koçit/ Policia kontrolle në zonat malore të Tiranës! Armand Shakaj dyshohet se e ka lënë trupin në Pëllumbas ose Qafë Mollë

Policia e Tiranës, ka përqendruar operacionet e kërkimit për gjetjen e Eglant Koçit në zonat malore të kryeqytetit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrolle po ushtrohen kryesisht në Pëllumbas dhe Qafë Mollë, dy zona këto që vizitoheshin shpesh nga autori i dyshuar, Armand Shakaj.

Bëhet me dije se dëshmia e disa banorëve të zonës në Pëllumbas, të cilët kanë parë mjetin e Shakajt, ka bërë që policia të intensifikojë kontrollet në këtë perimetër.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, 41-vjeçari nuk ka rezultuar të ketë dalë jashtë kufijve të vendit, ç`ka shton dyshimet e forta se ai po fshihet brenda.

Grupi hetimor ka mësuar se Armand Shakaj vuan nga një problem shëndetësor.

Për këtë arsye, uniformat blu kanë vënë në gatishmëri edhe bluzat e bardha, duke kërkuar bashkëpunimin e spitaleve publike dhe private në rast se ai do të paraqitet për të marrë ndihmë mjekësore.


Shtuar 11.06.2026 10:44

grandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetMadridbetMadridbetextrabetbetpark girişgrandpashabetcasibomromabetromabetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusugrandpashabet kayıp bonusuholiganbetjojobetjojobetJojobet Girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişcasibomCratosroyalbetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabetjojobet girişcasibom