Në mbështetje të mijërave qytetarëve që kanë dalë në shesh prej ditësh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ka dalë edhe Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadare dhe ish-ambasadore e Shqipërisë në OKB.
Ajo ka publikuar pamje nga pjesëmarrja masive në tubimin e së mërkurës, ku u mblodhën mijëra qytetarë duke kërkuar largimin e Ramës.
Të lidhura
None found
Dje ishte dita e 11-të e protestës, e cila në fillim nisi kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por tashmë është zgjeruar edhe ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij.

