Zhduket gazetarja në Ukrainë, dyshohet se është marrë peng nga rusët (FOTO LAJM)

Gazetarja ukrainase, Victoria Roshchina, nga Hromadske është zhdukur në Kherson.

Ka dyshime se ajo është marrë peng nga ushtria ruse dhe po mbahet e burgosur, shkruan Corriere.

Kjo u raportua nga Hromadske.ua, gazeta online për të cilën punon reporterja.

“Më 11 mars, Victoria u nis në rrugën e saj nga Energodar në Mariupol. Lidhja ishte e dobët dhe nuk mundëm të flisnim me të. Ne e dimë nga disa dëshmitarë se më 12 mars ai ishte në Berdyansk të pushtuar. Dhe më 16 mars mësuam se ajo ishte ndaluar, ndoshta që në datën 15, nga shërbimet ruse të sigurisë. Nuk e dimë se ku është tani”.

Për dy ditë “ne bëmë kërkime pa bërë publike se çfarë ndodhi, përfundon gazeta, por tani i kërkojmë shoqatës gazetareske ukrainase dhe ndërkombëtare të bëjnë gjithçka për ta çliruar atë”./albeu.com/