Zhduket biznesmeni në Tiranë, asnjë kontakt prej 13 ditësh

Një 43-vjeçar në Tiranë, Ruzhdi Hoxha është zhdukur prej 13 ditësh. Mësohet se nga Hoxha nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë dhe denoncimi është bërë nga vëllai i tij në komisariatin numër 5.

Hoxha është babai i dy fëmijëve dhe ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka probleme me drejtësisë italiane.

Miku u tij është personi i dyshuar për ngjarjen, por nuk ka ende një urdhër ndalim për të.

Policia ka mundur të gjejë celularin e të zhdukurit, por jo të zhdukurin.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimi po trajton rastin.


Shtuar 5.11.2021 11:24