Giroud: Nuk do të ishte keq nëse do të dërgonim Interin në -10 pikë

Oliver Giroud është intervistuar nga “LaGazzettadelloSport” ku ka folur rreth derbit ndaj Inter-it që do të luhet të dielën mbrëma.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme si për ne por edhe për ata. Të fitojmë e të dërgojmë Interin 10 pikë pas nesh nuk do të ishte aspak keq edhe pse ka ende shumë ndeshje deri në përfundimin e sezonit.

Skudeto? E përse të mos besojmë, jemi duke bërë një lojë shumë të bukur dhe jemi pretendentë për ta fituar atë. Ndaj Inter-it duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse ata nuk janë një ekip i lehtë për tu mundur, janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe mbrohen shumë mirë”./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 11:23