Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore, nuk të japin fitore në zgjedhje.
Kjo deklaratë e Ramës vjen pas këmbënguljes së opozitës për një reformë të re Zgjedhore e Territoriale.
Komentet Rama i bëri në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku u shpreh se mazhoranca është e gatshme që të ndërmarrë edhe një reformë tjetër.
Rama nuk i kurseu ironitë me PD, duke thënë se gjithmonë që humbet zgjedhjet, kërkon që të bëjë një reformë të re, megjithatë shtoi se mazhoranca do të jetë me mendje të hapur për të diskutuar. Vetë Rama shpjegon se e shikon më të arsyeshme që të ketë më pak njësi vendore.
“Mendoj që duhet të ketë më pak njësi vendore. Komisioni është aty për të ballafaquar argumentet dhe për të dalë në konkluzione për t’i shërbyer vendit. Jam gjithmonë me mendje të hapur”, tha Rama.
“Reforma nuk të jep fitore në tavolinë. E bëjmë dhe një reformë tjetër por kjo nuk do zgjidhë problemin real që kanë ata. Pas çdo zgjedhje të humbura”, shtoi Rama./albeu.com/