“Është e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri, ndaj bëmë Diellën pjesë të qeverisë”/ Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Kryeministri Edi Rama, ka folur për zhvillimin e inteligjencës artificiale në vend. Gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ai tha se vendi i dha një zë kësaj inteligjence, duke emëruar në rol kabineti Diellën.

Rama u shpreh se demokracia nuk mund t’i jepet një algoritmi, pasi përgjegjësia është njerëzore. Por inteligjenca artificiale i bën vendimet e pandershme dhe shumë më të vështira për t’u fshehur. Lideri i qeverisë tha me batutë se është e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri, ndaj bëri Diellën pjesë të qeverisë.

Të lidhura

None found

“Arritja më e madhe e këtij hapi të parë, nuk ishte leverdia. Është jashtë mase e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri. Ndryshon se kush zotëron pushtet brenda pushtetit. Pse jo inteligjenca vetë mos të bëhej pjesë e qeverisë. I dhamë një zë kësaj inteligjence, Diella, e emëruam në rol kabineti. Prokurori publik, çdo qeveri duhet të blejë ilaçe, të bëjë rrugë, i thamë vetes, çdo ndodhte nëse inteligjenca do bëhej partner. Ka diçka që dua ta theksoj. Demokracia nuk mund t’i jepet një algoritmi, përgjegjësia është njerëzore. Inteligjenca artificiale i bën vendimet e pandershme, shumë më të vështira për t’u fshehur. Po shndërrohet në realitet administrativ. Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim. Anëtarësimi është negociatë politike, por gjithkush që e ka kaluar këtë fazë, e ka kuptuar që është procesi më kërkues administrativqë ka kërkuar njerëzimi. Më shumë se 100 mijë faqe dokumentacion”, theksoi ai.


Shtuar 1.07.2026 15:02

Tags: ,
casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş