Rama publikon nga Gjermania një video ku i tregon robotit simbolin e shqiponjës dykrenare

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale një episod të veçantë nga qëndrimi i tij në Gjermani, gjatë një takimi të përqendruar tek inovacioni, teknologjia dhe robotika.

Në pamjet e publikuara, ai shfaqet teksa i tregon një roboti gjestin e shqiponjës dykrenare.

Të lidhura

None found

Pasi Kryeministri e demonstron lëvizjen, roboti arrin ta riprodhojë me sukses duke bërë të njëjtin simbol.

Ky moment ka marrë reagime pozitive në rrjetet sociale dhe është konsideruar si një nga episodet më të veçanta të vizitës së tij në Gjermani.

 

 


Shtuar më 1.07.2026 15:49