ZGJEDHJET/ Ushtria dhe Policia marrin në mbrojtje godinën e SPAK dhe GJKKO-së

Pak ditë përpara zgjedhjeve, ushtria ka marrë në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë. Përforcimet merren në kuadër të bashkëpunimit me policinë për ruajtjen e institucioneve në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Policia dhe ushtria kanë shkuar sot te godina për koordinim, ndërsa në ruajtje të ushtrisë godina do të kalojë nga dita e shtunë.

Ndërkohë, ushtria me forcat e saj komande pritet të vendoset edhe në institucionet e tjera si Parlamenti, Kryeministria apo ministritë.

Shtuar 21.04.2021 11:50