Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, kandidati demokrat mbyll fushatën: Ky vend sot ka nevojë për ujë dhe rrugë

Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë Himarë, Petro Gjikuria ka mbyllur fushatën, duke shpalosur para banorëve programin dhe premtimet e tij, pas fitores në zgjedhjet e së dielës, 4 gusht. Gjikuria theksoi se në gjendjen që ndodhet sot Himara është tragjike, pasi pas 12 viteve duhet premtuar prap ujë dhe rrugë, pasi mungojnë tërësisht investimet minimale në zonë.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Gjikuria u shpreh se si kryebashkiak i ardhshëm, ai do të qeverisi me përkushtim dhe ndershëmri dhe do të ketë bashkëpunim me çdo faktor politik apo social-ekonomik për interesin e Himarës dhe banorëve të saj.

“Nuk e merr dot, po nuk qe mik i pushtetit, po nuk e shite tokën, po nuk e dhe për ndërtim te miqtë e pushtetit. Të nderuar miq, jam sot në këtë garë jo për veten time jo për hallet e mia por për të dhënë kontributin tim që sëbashku me ju të ndryshojmë Himarën, të ndryshojmë çdo gjë për mirë. Sot dua të shpalos tre shtyllat kryesore të qeverisjes sime si kryetar: Qeverisje me përkushtim dhe ndershmëri Qeverisje për komunitetin dhe në bashkëpunim me komunitetin
Bashkëpunim me këdo faktor politik apo social-ekonomik pa përjashtim për interesin e Himarës dhe të banorëve të saj

Himara, sot më shumë se kurrë ka nevojë për investime infrastrukturore, rrugë nëpër fshatra, ujë në çezmat e shtëpive, pastërtim hapësira publike të sistemuara, parqe, sheshe pushimi dhe shlodhje për fëmijë dhe pleq. Kanalizime, sistemime të tokave bujqësore, investime për blegtorinë dhe plazhe publike falas. Në Kuç gjatë këtyre takimeve më kanë thënë një shprehje që ujin e dëgjojmë por nuk e shohim me sy, e dëgjojmë kur gurgullon në përronj por në çezma nuk kemi. Kjo në vitin 2024 është tragjike. Tragjike që zona e Lumit të Vlorës të ketë të tilla mungesa dhe zero investim në infrastrukturë nëpër fshatra.

Nuk arrij të besoj se pas 12 viteve premtokemi të njëjtat gjëra, ujë, rrugë. Kjo gjendje duhet ndryshuar urgjentisht. Këtë ndryshim bashkë me ndihmën tuaj dhe me angazhimin tim maksimal shumë shpejt do t’i bëjmë të mundura me ndershëmri dhe përkushtim duke u dhënë të gjitha problemeve thelbësore zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme. Tu japim mundësi himariotëve që jetojnë jashtë që të kthehen dhe të investojnë këtu t’i stimilojmë të hapin biznese në tokat dhe shtëpitë e tyre.

Fokusi im do të jetë edhe zhvillimi i biznesit të vogël, dhënia e lejeve të ndërtimit për çdo himarjot. Lehtësimi i procedura burokratike në bashki dhe asistencë ligjore e them prap asistencë ligjore për banorët e Himarës. Himariotë unë e di që problemi më i madh është prona. Edhe unë si ju kam të njëjtin problem. Edhe unë jam i lidhur shpirtërisht si ju me pronën,” tha Gjikuria.


Shtuar 2.08.2024 22:47