Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë, miratohet vendndodhja e qendrës së votimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot në seancë publike projektvendimin “Për dhënie autorizimi për ndërrimin e vendndodhjes së qendrës së votimit nr. 4589/00, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.

Pas verifikimeve të bëra nga Administrata e KQZ-së për objektin e propozuar për QV, Komisioneri vendosi dhënien e autorizimit për ndërrimin e vendndodhjes së QV nr. 4589/00 nga shkolla 9-vjeçare “Nikolla Pano Meniko”, Spile, Rr. Xhorxh Tened, nr. 4 në ambientin privat në pronësi të shtetasit Odhise Milo me adresë Himarë, Lagjia 1 Maji, Rr. Milto Kallushi.


Shtuar 1.08.2024 19:27