Zgjedhjet 2025, Shkullaku: SPAK-u do që Edi Rama ta ketë fushën e lirë

“Spak-u është i qartë me një qëllim të përcaktuar. Spak-u do që 6 muaj para zgjedhjeve, Edi Rama ta ketë fushën e lirë”, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme analisti, Armando Shkullaku.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, Shkullaku u ndal te goditjet e fundit të SPAK-ut dhe se si ndikojnë ato në zgjedhjet e ardhshme të 2025.

Analisti u shpreh se SPAK-u është i interesuar për një krim të ndodhur para 15 vitesh, ndërkohë që sot paguhen çdo ditë 80 mijë euro për një inceneratorë që nuk ekziston.

Ti po pretendon se SPAK-u është tendencioz në mënyrën se si po i merr vendimet?

Armand Shkullaku: Tendencioz është dikush që në një moment të caktuar merr një anë, kurse SPAKU nuk është tendencioz.

Spaku është i qartë me një qëllim të përcaktuar. Spaku do që 6 muaj para zgjedhjeve, Edi Rama ta ketë fushën e lirë.

Pra, atë që Edi Rama bëri para 4 viteve, me parlamentin e korporatave, që ndryshoi ligjin zgjedhor në mënyrë të njëanshme, ndaloi koalicionet parazgjedhore, këtë radhë po e bën me SPAK-un. Pa Sali Berishën, pa Ilir Metën.

Po SPAK-u ka një dosje të plotë për Ilir Metën, me 167 faqe, në të cilën ka pretendime serioze për mënyrën se si duhet të…

Armand Shkullaku: Pra domethënë, SPAK-u është i interesuar për një krim që ka ndodhur para 15 vitesh, i Sali Berishës ndoshta dhe më shumë, një krim shumë i rëndë që ka ndodhur atëherë dhe vazhdon edhe sot të ketë ndikim.

Ilir Meta mund të arratiset, mund të prishi provat, po vazhdojnë po i ikin lekë shqiptarëve. Dhe ndërkohë për një krim tjetër që ne duhet të paguajmë çdo ditë 80 mijë euro për një incenerator që nuk ekziston. Ka një dosje për 5D e Bashkisë së Tiranës. Ne të gjithë këtu e dimë ku shkojnë lekët e Bashkisë Tiranë, që merren me korrupsion, kush media i merr, te kush çantë i fusin, kush paguhet, si paguhet, ku shkojnë këto para.


Shtuar 24.10.2024 21:41