Zgjedhjet 2021 në Elbasan: PS kryeson bindshëm

Janë publikuar të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me rezultatin e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Deri më tani, ora (02:00) në Elbasan janë numëruar 7 kuti votimi prej të cilave kryeson Partia Socialiste.

Konkretisht, PS ka marrë 800 vota (54.91%), e ndjekur më pas nga PD me 592 vota (40.63%) dhe LSI 41 (2.81%).

Ndërkohë numërimi i votave vijon, teksa rezultati do të përditësohet në vijim./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 02:06