ZGJEDHJE 2021/ Përfundon numërimi për kandidatët edhe në Elbasan, këto janë më votuarit nga PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në qarkun e Elbasanit. Mandatet në këtë qark u ndanë mes PS dhe PD dhe nga këto dy kampe listat i kryesojnë Taulant Balla nga PS dhe Luçiano Boçi nga PD.

I dyti në listën e PS-së renditet Saimir Hasalla me një diferencë të konsiderueshme votash nga Balla, Ndërsa nga PD i dyti pas Boçit renditet Dashnor Sula.

Theksojmë se në këtë qark kemi një thyerje të listave të kandidatëve nga PD. Kjo sepse kandidati Luciano Boçi, i cili renditej i 7 në listë dhe nuk mori mandat, thyen herësin dhe merr mandatin. Sipas Kodit Zgjedhor nëse një kandidat thyen herësin rrëzon kandidatin me më pak vota. Si rezultat i këtyre përllogaritjeve ai që nuk merr mandatin e deputetit është Eugen Isaj.

Lista e kandiatëve të PS:

  1. Taulant Balla 21591
  2. Sajmir hasalla 11 515
  3. Luan Duzha 6769
  4. Besjan Ajazi 5374
  5. Evis Kushi 4372
  6. Desantila Tahiraj 4062
  7. Florenc Spaho 2603
  8. Klevis Xhoxhi 2531

Lista e kandiatëve të PD:

  1. Luciano Boci 11076
  2. Dashnor Sula 7533
  3. Lefter Geshtenja 5023
  4. Gazmend Bardhi 39 99
  5. . Eugen Isaj 3996
  6. Zheni Gjergji 2221
  7. Flutura Açka 1793


Shtuar 29.04.2021 09:06