Zelensky rishfaqet live: Unë jam këtu, do e mbrojmë vendin tonë (VIDEO)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shfaqur sërish rrugëve të kryeqytetit ukrainas duke bërë thirrje për mbrojtjen e vendit.

Zelensky ka postuar një video në “Tëitter” teksa shfaqet në rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse.

“Ka shumë informacione të rreme në internet se i kam bërë thirrjes së ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka një evakuim timin. Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë”, ka thënë ai, teksa përpiqet të buzëqeshë për t’u dukur i qetë.

Mediat amerikane kanë raportuar më herët se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Qeveria e Kievit konfirmoi luftimet në një deklaratë më herët dhe paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore dhe të mos iu afrohen dritareve apo ballkoneve./albeu.com/