Zelensky firmos dokumentin për anëtarësimin e Ukrainës në BE (FOTO LAJM)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka firmosur dokumentin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.

Kujtojmë se Zelensky ka kërkuar procedura të përshpejtuara nga vendet anëtare.

Ndërkohë më herët, BE bëri të ditur se do ta mirëpriste një kërkesë të tillë nga Ukraina.

Gjithçka ndodh në valën e bisedimeve që po zhvillohen në Bjellorusi mes dy delegacioneve Ukrainë-Rusi për të gjetur një zgjidhje të përbashkët e për t’i dhënë fund luftës.

Ukraina mësohet se ka kërkuar largimin e menjëhershëm të trupave nga vendi i saj si dhe nga dy krahinat që shpallën pavarësinë prej saj, Luhanskut dhe Donteskut./albeu.com/