Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi nëse nuk respektoni rregulloren (VIDEO)

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka mbajtur fjalën e parë në Parlament, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës me tone kritike.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që në seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e fundit asnjë prej tyre nuk ka folur për procesverbalin, por “janë marrë me ofendime”.

Të lidhura

None found

 

 

Çaushi u shpreh se opozita kishte mundësinë të dëgjonte programin në seancën e parë, e cila sipas saj “mezi po pritej nga deputetët e rinj”, por më pas u kthye në kaos.

Në fjalën e saj ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, me të cilin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit pati disa përplasje verbale që u shndërruan në virale në rrjetet sociale.

“Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, u shpreh ajo, ndërsa opozita e duartrokiti fjalimin e saj në një shprehje ironie.


Shtuar më 29.09.2025 13:56

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş