Zëdhënësi i Metës publikon fotografi nga Psikiatria e Vlorës, akuza Ramës

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka publikuar një fotografi nga Psikiatria e Vlorës, duke thënë se “i sëmuri i Surrelit” duke iu referuar Ramës ka bërë gati dhomën, ku do flejë më 26 prill.

Postimi i zëdhënësit të Presidencës:

I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.

Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!

Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.

Ora e gjykimit popullor po afron!

Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!

Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!

Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora!


Shtuar 11.04.2021 21:47