Zbulohet truku për të zbardhur atletet

Sado të bukura të jenë atletet e bardha, t’i mbash të bardha është sfidë më vete. Çdo shenjë balte, pluhuri, njolle, çdo gjë e mundshme është e dukshme mbi kanavacën e bardhë të atleteve në fjalë.

Për t’i mbajtur të pastra, ju sjellim një metodë të thjeshtë. Kini parasysh se metoda është efektive vetëm për pjesët e lëkurta të atleteve. Për të pastruar atletet prej kamoshi ose pëlhure, shkruhemi një herë tjetër.

1. Në 250ml ujë shtoni dhe përzieni dy lugë çaji sapun të lëngët bimor. Mund të gjeni sapun bimor të lëngët në farmaci ose në supermarkete. Kërkoni për një sapun me pehash 8.9.

2. Ngjyeni një furçë dhëmbësh në përbërjen e mësipërme.

3. Fërkoni mirë e mirë pjesët e lëkurta të atleteve. Kini kujdes mos të prekni lidhëset ose pjesët prej lecke.

4. Pastroni pjesët prej plastike ose gome.

5. Fshijini atletet me një leckë të pastër dhe voila.