Zbardhet veriu i Shqipërisë! Dëbora pushton Kukësin (FOTO&VIDEO)

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Shqipëri. Zonat e thella malore në Kukës tashmë janë zbardhur totalisht nga e bardha.

Mësohet se dëbora ka rënë në zona si Topojan, Novoseja dhe Shishtavec.

Deri tani sasia e dëborës është e pakët ndërkohë shoferët kanë marrë masat e duhur për të qarkulluar me lehtësi dhe pa aksidente. /albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 09:40