Zbardhet SMS e Alibeajt drejtuar deputetëve të PD para votimit

Janë zbardhur SMS-të e Enkelejd Alibeajt drejtuar grupit të deputetëve të Partisë Demokratike.

Alibeaj përmes mesazheve, u ka kërkuar deputetëve që të mos marrin pjesë në votimin për dy kandidaturat e propozuara nga PS, për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në argumentin e tij Alibeaj thekson se për kandidaturën e propozuar nga PD Kuvendi refuzoi votimin duke përdorur një artificë në procedurë.

SMS e Alibeajt:

Të nderuar kolegë!

Duke qenë se për kandidaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë proçedure për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS.

Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë./albeu.com/