Zbardhen mesazhet e 38-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesë: Dje më dhe goditjen e fundit!

Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Tiranë, pasi në rrugën “Kristi Maloku” u gjet i pajetë në banesën e tij një 38-vjeçar.

Gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha nga burimet e saj ka mundur të sigurojë referimin e çështjes në prokurori ku në materialin e siguruar thuhet se viktima G.Ç., është gjetur i pajetë nga familjarët e tij gjatë orëve të darkës, pasi këta të fundit kanë mbërritur në banesë.

Të lidhura

None found

Me interes shihen mesazhet e fundit që viktima i ka dërguar një shtetaseje me iniciale SH.M.

“Gjatë këqyrjes së telefonit të shtetasit G.Ç., janë konstatuar dy mesazhe me interes për hetimin, ku shikohen të drejtuar drejt një nr tel 069******* e regjistruar me emrin “My V***”, ku ndër të tjera shkruhej: … unë me ty erdhe në këtë jetë e pa ty do të iki …” : – … dje më dhe goditjen e fundit, por do jem unë i pari që do të bëj këtë për ty…’”, thuhet në materialin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore.

Më pas autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases dhe kanë kontaktuar me të për t’i marrë dëshminë. Ajo ka treguar se me viktimën kanë patur relata me njeri-tjetrin, por në dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Po ashtu nga këqyrja e telefonit të kësaj shtetaseje nuk janë gjetur mesazhet e viktimës, pasi ajo e ka pasur të bllokuar numrin e tij prej muajsh. Por një zhvillim i ri është fakti se rreth një javë para se 38-vjeçari t’i jepte fund jetës ajo e kishte takuar dhe e kishte parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe i kishte sugjeruar që të rrinte pranë familjes.

“Nisur nga këto mesazhe është identifikuar shtetasja me iniciale SH.M dhe i është marrë deklarim, ku ndër të tjera ka deklaruar se në telefonin e saj nuk i ka ardhur asnjë mesazh nga shtetasi G.Ç. Kjo gjithashtu sqaron se kanë patur disa relata dhe kontakte të vazhdueshme me njeri-tjetrin, por në Dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Pas këqyrjes së telefonit kutia e mesazheve ka rezultuar bosh.

Kjo shtetase ka deklaruar se ka rreth 10 ditë që e ka takuar G.Ç., dhe e ka parë paksa në gjendje të rënduar psikologjike, ku e ka këshilluar që të qëndrojë pranë familjes së tij dhe të jetë i qetë”, thuhej në dokument. /tch


Shtuar më 29.05.2021 17:48

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş