Deputeti i PD, nga grupimi i Alibeajt, Ferdinand Xhaferraj, tha se shpreson që Berisha të futet në zgjedhjet e PD, jo për të rikonfirmuar se ka opozitën më të madhe në vend, por për t’i dhënë një mesazh Edi Ramës.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, ai tha se sa i takon vendimit të KAS për të regjistruar PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj në zgjedhje, ishte një vendim i padiskutueshëm nga ana juridike.
Xhaferraj shtoi shpreson që Berisha të mos futet në zgjedhjet e 14 majit vetëm për të konfirmuar se ka opozitën më të madhe në vend, pasi sipas tij edhe ata e pranojnë këtë, por të futen për t’i dhënë një mesazh Edi Ramës dhe së bashku me grupimin e Alibeajt ta rrëzojnë.
Deputeti Xhaferraj tha se nuk do t’i mbështesë kandidatët e Primareve, por as fushatë kundër tyre nuk do të bëjë.
“Edhe unë e perceptoj se shumica është andej, por nisur nga zhvillimet juridike, si kanë ecur nga dy Kuvendit, në mënyrë të padiskutueshme ka vendosur këtej. Unë e kam perceptimin si Celibashi, por unë kam të drejtë ta them, por ai jo. Nëse Berisha ka hyrë dhe një herë që të rikonfirmohet që është opozita më e madhe në vend, e ka të fituar, por mendoj se nuk duhet të hyjë me këtë synim, por me synimin për të larguar Ramën. E ka të konfirmuar këtë dhe e kemi pranuar edhe ne. Unë pres që kandidatët e opozitës, të gjithë bashkë të bëjmë maksimumin, që të gjejmë formulën për të marrë maksimumin e votave. Në 14 maj e kam të pamundur të bëj fushatë kundër kandidatëve të Primareve, nuk do t’i mbështes, por fushatë kundër nuk do bëj”, tha ai.