Xhaferaj: Keni 9 vite në pushtet, mos fajësoni qeverisjen e opozitës për situatën e përmbytjeve

Deputeti demokrati ka kërkuar maxhorancës që mos vijojë të fajësojë qeverisjen e opozitës për situatën e përmbytjeve. Sipas tij, edhe pse Rama ka 9 vite në pushtet, nuk ka arritur të zgjidhe situatën në qytetet e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit; Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Xhaferraj: I shtruam disa  pyetje lidhur me situatën e përmbytjeve që po kalon sot Shqipëria. Fatkeqësisht në vend të përgjigjeve morëm vetëm hedhje faji dhe ikje nga përgjegjësia, akuza se si qeveriste Berisha 12 vite më parë. A mund të shërbejë si komardare shpëtimi nga përgjegjësia e kësaj qeverise për përmbytjen e tanishme një video e 12 viteve më parë? Edhe pas 9 vitesh qeverisje nga Edi Rama Shkodra, Lezha dhe Durrësi vijojnë përmbytje. Është fakt që ju nuk i keni dhënë dot zgjidhje situatës dhe është e turpshme që  vijoni e krahasoheni me një dekadë më parë.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaferaj tha se nga hapja e HEC-eve shkaktoi përmbytje masive në Shkodër dhe Lezhë. Ndër të tjera deputeti i ka nxjerrë dhe një video kur Rama ishte në opozitë sa i takon deklaratave për përmbytjet në Shkodër.

“Reshjet e ditëve të fundit, kanë prodhuar situatë të vështirë në disa qarqe. Hapja e hec-ve kanë përmbytur disa shtëpi dhe toka. Rasti më i rëndë ishte mbytja e babë e bir. Në Durrës, kemi situatë problematike në disa zona dhe në ish-Kënetë.”, tha Xhaferaj.

PYETJET:

Por, kryeministri duhet të vijë këtu dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve për qytetarët shqiptarë:

A kishte informacione dhe të dhëna qeveria shqiptare nga Departamenti i Meterologjisë, pranë Institutit të Gjeoshkencave, dhe Shërbimi Meterologjik Ushtarak, lidhur me reshjet e pritshme të datës 20 Nëntor e në vijim?

Nëse po, cilat ishin masat e marra nga qeveria shqiptare për të siguruar jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve tanë?

A u bënë shkak për përmbytjen e zonave të nën-Shkodrës hapja e portave dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Komanit dhe Vau Dejësit, sic deklaroi prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni?

Pse nuk u lajmëruan familjet që prekeshin nga përmbytjet si rezultat i shkarkimeve të hidrocentraleve që të merreshin masat e nevojshme, përfshirë evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë?

A ka qeveria shqiptare sot një inventar të plotë të shtëpive, tokave, arave me të mbjella, bagëtive, pallateve, akseve rrugore të përmbytura apo të dëmtuara nga vërshimi i ujit dhe përmbytjet?

A ka bërë qeveria shqiptare një vlerësim paraprak të dëmeve materiale të shkaktuara qytetarëve?

Ministri i Mbrojtjes, Peleshi ka përsëritur disa herë që qeveria iu ka akorduar bashkive një fond prej 10 mln dollarë për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por ndërkohë nuk thuhet nëse ky është një fond për të gjitha bashkitë apo për secilën bashki më vete. Megjithatë, nga vlerësimi paraprak i kryer nga ana juaj, a është ky fond i mjaftueshëm për përballimin e dëmeve të shkaktuara?

8, Nga të dhënat që dispononi, a pritet që situata e motit, e për rrjedhojë edhe niveli i reshjeve të përkeqësohet në ditët në vijim? Nëse po, cilat janë masat e marra nga ana juaj apo që do të merren në ditët në vijim?

Cilat janë projektet apo investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës?

A ka vlerësuar qeveria shqiptare mundësinë e transferimit të banorëve, të cilët jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet, në zona më të sigurta? Nëse po, cilat kanë gjetjet e këtij vlerësimi dhe cilat janë masat e marra?

A do të shpallë qeveria gjendjen e fatkeqësisë natyrore sipas kërkesës së bërë nga deputetët e PD-së, që do t’i mundësojë institucioneve mjetet dhe masat adekuate për t’iu përgjigjur situatës?


Shtuar 24.11.2022 12:09

koment