WBU, universiteti më i ri në Shqipëri, zyrtarisht pjesë e “Turneut Universitar të Tiranës, 2024”

Universiteti më i ri në Shqipëri, Western Balkans University është zyrtarisht pjesë e “Turneu Universitar i Tiranës, 2024”, organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar.

Western Balkans University përfaqësohet në këtë event në disiplinat futsall meshkuj dhe volejboll femra me student që janë pjesë të klubit të futbollit dhe vollejbollit të universitetit.

Skuadrat e futsall dhe volejboll kanë zhvilluar stërvitje paraprake me trajnerët e tyre, dhe zhvilluan zyrtarisht ndeshjet e tyre të para më 3 Prill 2024, në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Në ndeshjen e zhvilluar në kategorinë futsall meshkuj, ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës së “Universitetit Europian të Tiranës”. Nërsa në kategorinë volejboll femra ndeshja u mbyll me fitoren 3-2 (sete) e skuadrës së Universitetit Western Balkans, duke mundur universitetin “Epoka” dhe duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm në “Turneun Universitar të Tiranës, 2024”.

Në javët në vazhdim, skuadrat do të ndeshen me universitetet e tjera shtetërore dhe private, deri në shpalljen e një fituesi, në përfundim të turneut.

Universiteti Western Balkans punon fort për arsimimin cilësor të studentëve të tij, por gjithashtu promovon dhe mbështet aktivitetet e ndryshme që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqënies së tyre në tërësi.

I urojmë sa më shumë suksese skuadrave përfaqësuese në turne, GO WBU!