Vuçiç u përgjigjet reagimeve nga Tirana dhe Prishtina: Ibri është çështje e brendshme e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka quajtur të pabazuara reagimet e ardhura nga Prishtina dhe Shqipëria pas deklaratave të tij lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Gjatë një interviste për RTS, kreu i shtetit serb deklaroi se çështja e Ibrit i përket vetëm Serbisë.

Të lidhura

None found

“Kjo është çështja jonë e brendshme. Nuk e di çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë”, u shpreh Vuçiç.

Duke iu referuar situatës në afërsi të fshatit Ribariçit, ai bëri të ditur se autoritetet do ta shqyrtojnë rastin për të sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

Qëndrimi i Vuçiçit pason reagimin e palës shqiptare në Kosovë ndaj ideve për ndërhyrje ose zhvendosje të rrjedhës së lumit Ibër. Kjo e fundit ka paralajmëruar se çështja do të adresohet në Bruksel.

Presidenti serb akuzoi gjithashtu autoritetet në Kosovë se po ushtrojnë presion dhe po keqtrajtojnë serbët.

“Ata duhet ta bëjnë këtë për të mbuluar të gjitha krimet e tyre kundër popullit serb, arrestimet, keqtrajtimet, ngacmimet e serbëve, shembjen e shtëpive dhe rrahjen e serbëve vetëm sepse janë serbë”, deklaroi ai.

Në të njëjtën intervistë, Vuçiç u ndal edhe te vizita e presidentit ukrainas në Serbi, të cilën e vlerësoi si të dobishme për interesat e vendit.


Shtuar 16.08.2026 08:32

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomhepbet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal