Vuçiç, telefonatë me Borrellin: Me Ramën e Kovaçevskin tregojmë nesër a shkojmë në Bruksel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur për mundësinë pjesëmarrjes së përbashkët të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

Vuçiq ka deklaruar se Borrell është shprehur i kënaqur që Kosova dhe Serbia kanë arritur të pajtohen për udhëzimin i cili çon në implementimin e marrëveshjeve për energjinë, të nënshkruara në vitet 2013 dhe 2015.

Tanjug raporton se Vuçiq Borrellit i ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me kryeminsitrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski këtë mëngjes dhe se është munduar të krijojë pajtim mes treshes së Ballkanit të Hapur, që të marrin pjesë së bashku në samit.

Ai ka thënë se zyrtarisht, vendimi do të bëhet i ditur nesër./express