Vuçiç deklaratë për votën e Kurtit në Shqipëri: Mesazh i qartë për ne dhe për të gjithë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka komentuar votimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se vota e Kurtit në Shqipëri është një sinjal i përgjithshëm për të gjithë për mesazhin që doni të përcillni.

“Ju po votoni në Shqipëri. Sinjal i mirë. Është e qartë për të gjithë, si për ne ashtu edhe për botën, se çfarë doni të thoni. Ju thoni se doni dëmshpërblime të luftës nga Serbia, ne e kuptuam se çfarë donit të thoni. Ju thoni se do të ngrini një proces gjyqësor për gjenocid, megjithëse nuk mundeni sepse nuk jeni një shtet sovran, mbase përmes Shqipërisë, apo ndonjë vendi të tretë, ai mesazh është i qartë për ne,” tha Vuçiç.

Shtuar 26.04.2021 09:04