Rezultatet e fundit në qarkun Fier: PS rrit epërsinë në 9 mandate, sa morën PD dhe LSI (FOTO LAJM)

Në të gjithë Shqipërinë po vijon normalisht numërimi.

Sipas KQZ deri në orën 09:30 në Fier janë numëruar deri më tani 56260 vota, teksa PS ndodhet në avantazh  duke siguruar 49.82% të votave e përkthyer në 9 mandate.

Ndërkohë PD deri më tani ka siguruar 38.14% të votave e përkthyer në  6 mandate.

LSI ka siguruar 6.66% të votave e përkthyer në 1 mandat. /albeu.com/


Shtuar 26.04.2021 09:32