Janë publikuar pamjet e rënda se si i riu Marius Dema qëlloi me armë zjarri mikun e tij Mehmet Qema teksa ishin në lokalin e marrë me qera nga Dema.
Në pamjet e publikuara nga Abcnews.al shihet se si i riu, autori mban një armë në dorë dhe duket se po luan me të. Në një moment, ia drejton pistoletën viktimës, Mehmet Qema i cili ngre dorën për t’u mbrojtur.
Mësohet se Qema u vra aksidentalisht me një plumb në gjoks nga shoku i tij i ngushtë ku ky i fundit u vetëdorëzua pak orë më vonë në polici.
Në gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotësh ai i tha hetuesve se nuk e dinte që arma kishte fishekë dhe se nuk kishte për qëllim të vriste mikun e tij.
“Kishim disa orë që qëndronim në lokal me miqtë e mi. Po luanim një moment me pistoletë. Nuk e dija që arma kishte plumb brenda. Më vjen shumë keq për shokun që vrava se sa për burgun që do bëj”- ka deklaruar mes lotësh I riu. /albeu.com/