Vrau policin dhe tentoi vetëvrasjen, gazetari zbulon ku u gjet 21-vjeçari: Trupi në kanal, e përgjuan nga telefoni

Aldi Rama, 21 vjecari i cili qëlloi për vdekje policin në Lezhë, ka tentuar të vrasë veten pasi është arratisur nëpër pyjë ku po kërkohej nga RENEA.

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se i riu ka tentuar të vrasë veten ndërkohë që ishte nën kërkim dhe se policia vetëm falë telefonit të tij e ka gjetur atë në gjendje kritike, por me shenja jete.

Elton Qyno: Është lokalizuar nëpërmjet telefonit të tij. Numri i tij është vënë në përgjim dhe në momentin që ndodh kjo gjë, menjeherë lokalizohesh.

Ka pasur shumë thirrje hyrëse, por nuk i është përgjigjur asnjërës. Ky nuk e ka hapur. E kanë marrë familjarë, shoqëri e njerëz të njohur që me siguri kishin dashur t’i japin një këshillë.

Pista e vetëvrasjes ka qenë që në momentin e parë, pasi nuk i përgjigjej asnjë mesazhi e asnjë telefonate.

Policia e gjeti në një kanal. Kishte një plagë nga pjesa e djathtë në të majtë. Kemi të bëjmë me një tentativë vetëvrasjeje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.09.2021 21:38