Vrau Arian Gosën në sytë e të atit, gjykata vendos për Habib Rexhën

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në 21 maj brenda një lokali në Kavajë.

Nga ana tjetër, shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë, është lënë i lirë.

Kujtojmë se në dëshminë e tij, para grupit hetimor, Rexha ka thënë se vrasjen e kreu pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.

Ai ka deklaruar se kur Arian Gosa ishte kthyer nga Italia, kishte thënë se do ta shuante familjen Rexha.

“Une jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durresit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”, ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.

Vijon…


Shtuar 27.05.2023 10:58