Vrau Altin Balliun, dënohet me 25 vite burg Olger Mustafa

Altin Balliu u vra më 17 janar të vitit 2019 në Korçë. Ai u ekzekutua nga Olger Mustafa ose siç njihet ndryshe në Korçë si “Geri Muçi”.

Gjykata e Korçës ka dhënë sot vendimin për autorin e vrasjes, duke e dënuar me burg për 25 vite. Kjo masë dënimi u kërkua nga prokurori, duke llogaritur dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Vrasja e Altin Balliut, erdhi në një moment kur një grup djemsh ishin mbledhur në një lokal për të festuar Vitin e Ri në qytetin e Korçës. Konflikti ka nisur në rrethana banale, për dritat e makinës dhe më pas sheri ka filluar fizikisht, ku Olger Mustafa që ka sulmuar tre herë me radhë grupin e djemve.  Një herë i ka sulmuar me makinë, duke i rrezikuar seriozisht jetën, herën e dytë i ka sulmuar me levë dhe herën e tretë i ka sulmuar me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend Altin Balliun./albeu.com


Shtuar 24.05.2021 21:31