Vrasje me armë zjarri në Lezhë, humb jetën një person (VIDEO)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Manati.

Personi që ka humbur jetën është Lekë Gjonaj, 65 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por burime për albeu.com bëjnë me dije se autori është vetëdorëzuar një polici dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave./albeu.com/

Shtuar 24.01.2022 12:34

Tags: ,