Mbrëmjen e djeshme, 22-vjeçari Gëzim Sinomati, mbeti viktimë, pasi u qëllua për vdekje me snajper, teksa ishte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.
Është publikuar fotoja e viktimës, i cili ishte kthyer në Vlorë për festat e fundivitit dhe më pas do largohej drejt Belgjikës, ku jetonte, Gëzim Sinomati.
Ai ishte duke pirë cigare në ballkon, kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper.
Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BMË, të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”.
Mësohet se rreth 10-15 persona janë pyetur në polici për ngjarjen që ndodhi të dielën në mbrëmje.
Ata janë kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin.
Në dëshminë e tyre nuk është se kanë treguar diçka reale që mund të ndihmojë për ngjarjen në fjalë.
Autori ngjarjes ka qenë thuajse i padukshëm në kryerjen e këtij krimi.