“Hija” e “Benit të Çeçesë” i ndiqte pas, rruga që e bënin shpesh u kthye “morg” për 2 viktimat në Vlorë

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i ditës së sotme me dy të vdekur në qytetin e Vlorës, ku mbetën viktima 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo.

Sipas burimeve bëhet me dije se policia po ushtron kontrolle në disa banesa të personave me precedentë penalë në Vlorë.

Persona të afërt me viktimat dhe që kanë pasur informacion mbi lëvizjet e tyre janë marrë në pyetje nga policia.

Po sipas burimeve të besueshme, bëhet me dije se Shpati Lena dhe Haki Xhezo të njëjtën itinerar rruge që kanë bërë sot, e kanë bërë edhe ditë më parë dhe vëzhgoheshin prej ditësh nga atentatorët.

Ditën e sotme viktimat dyshohet se po shkonin në burgun e Lushnjës, për t’u takuar me Eduard Xhezon, vrasësin e Arben Beqirajt në Vlorë.

Kjo bëhet edhe më e besueshme, pasi në makinën e tyre janë gjetur rroba dhe ushqime, që dyshohet se do të çoheshin në qeli te Xhezo./albeu.com/