Vrasja në Durrës/ Sa vite burg rrezikojnë fëmijët nëse shpallen fajtorë

Tre fëmijët e viktimës Pëllumb Meta në Durrës, priten të dalin sot para gjykatës. Në dosjen e policisë Hysen Meta, i cili ka vrarë babain e tij me 4 plumba, nëse shpallet fajtor rrezikon dënim deri në burgim të përjetshëm, pasi dënohet për “Vrasje në familje” e kryer në bahkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehja e ku*omës.

Hygerta Meta nga ana tjetër, është përgjegjëse për 2 akuza nëse shpallet fajtore “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” ku 19-vjeçarja rezikon nga 20 deri në 35 vite burg.

Për vëllanë e vogël, 21-vjeçarin Amarildo Meta, dyshohet se ka kryer veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomes”. Ai rrezikon dënim nga gjobë deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor.

Gjithashtu, për bashkëshorten e Pëllumb Metës policia shprehet se dyshohet të ketë kryer veprën penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e së vërtetës” që mund të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg.


Shtuar 26.02.2024 11:20