Vrasja e shqiptares në Itali, zbardhet rrëfimi dhe identiteti i autorit

Zbardhet identiteti i autorit të krimit të dyfishtë në Itali, ku e vrarë mbeti një prostitutë shqiptare dhe një transeksual.La Repubblica ka bërë publik emrin e personit të arrestuar për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Itali. Bëhet fjalë për 32-vjeccarin Daniele Bedini, një zejtar me precedentë penalë për grabitje.

Pasi ra në prangat e policisë, Bedini, banues në Aulla, ka mohuar të jetë autor i këtyre dy krimeve të rënda. “Jam i pafajshëm”, mësohet të ketë thënë para policisë i riu. Ngjarja e parë që u zbulua ishte vrasja e 35-vjeçares shqiptare, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana, ndërsa ishte vrarë me një plumb në kokë.

Të lidhura

None found

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. La Repubblica shkruan se hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij. Ndërkohë, trupi i pajetë i transeksualit Carlo Bertolotti, 43-vjeç, me profesion parukier, u gjet mbrëmjen e së martës rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune. Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku. Vetëm disa orë më pas policia zbuloi trupin e tij të pajetë./albeu.com


Shtuar më 7.06.2022 20:46

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet